Gol dhe shpullë kundërshtarit, Asani: Kërkoj falje

Futboll

Gol dhe shpullë kundërshtarit, Asani: Kërkoj falje

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 16:32
Gol dhe shpullë kundërshtarit, Asani: Kërkoj falje

Njeriu i ndeshjes mes Kamzës dhe Partizanit, u shpall Jasir Asani, autori i golit të vetëm të takimit. Në intervistën për “Gol pas Goli” të Vilma Mashës, ai deklaroi:

Erdhët te Partizani vjet në janar. 5 gola këtë sezon. Si është të japësh një kontribut kaq të madh?

Që kur erdha, e dija se është e vështirë të luash në një ekip kaq të madh në Shqipëri. Tani jemi ambientuar, dhe pa ndihmën e ekipit, nuk do shënoja kaq shumë.

Karakteri juaj, arbitri ju fali pas goditjeve me shpullë ndaj Bonanit…

Së pari, dua t’i kërkoj falje klubit për gjestin tim. Ato ndodhin në fushë, por e pranoj që bëra një gabim. Dua t’i kërkoj falje edhe Bonanit.

Jeni shumë sulmues në atë repart, por shënoni më pak…

Hebaj ka shumë pak minuta, duhet të luajë më shumë që të na ndihmojë. Edhe unë, Mala, Bardhi, e ndihmojmë shumë ekipin.

Gega ishte kritik për mënyrën si e nisët ndeshjen sot. E nënvlerësuat Kamzën sot?

E nënvlerësuam Kamzën sepse menduam se akoma pa ardhur, i morëm 3 pikët, por nuk do e bëjmë më me asnjë ekip. Kishte shumë erë, dhe sot e patëm shumë të vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat