Ismajli me Hajdukun e mundin Osijekun

Futboll

Ismajli me Hajdukun e mundin Osijekun

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 17:35
Ismajli me Hajdukun e mundin Osijekun

Hajduku i Splitit ka mposhtur Osijekun me rezultatin 1:0 në sfidën e vlefshme për kampionatin kroat. Në fushë për skuadrën e Hajdukut ishin edhe dy futbollistë shqiptarë, Ardian Ismajli dhe Françesko Tahiraj, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ismajli e nisi ndeshjen si titullar dhe ishte i pakalueshëm në mbrojtje.

Ndërkohë vlonjati Tahiraj u hodh në fushë në minutën e 58-të duke e justifikuar besimin e trajnerit. Goli u shënua në minutën e 49-të nga Caktas. Hajduku u ngjit në vend të 6-të me 26 pikë, kurse Osijeku është i dyti me 34 pas 19 jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat