Vinicius: Luaj në Real Madrid dhe nuk kam frikë nga asgjë

Futboll

Vinicius: Luaj në Real Madrid dhe nuk kam frikë nga asgjë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:10
Vinicius

Një tjetër ndeshje e madhe për Vinicius që u shfaq përpara mediave pas përfundimit të ndeshjes në të cilën përveç lojës fantastike, ai arriti të gjeje edhe rrjetën.

”Po, është e vërtetë, ndjehem i rëndësishëm por ashtu si gjithë të tjerët në skuadër. Po punojmë sëbashku për të ngritur nivelin tonë ekipor. Luaj në Real Madrid, në ekipin më të mirë në botë dhe nuk kam frikë nga asgjë.”

”Jemi të qetë dhe jam i lumtur të përballem me atë që vjen. Jemi në formën më të mirë të sezonit, kështu mendoj. Nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Ka qenë një ditë e madhe. Tani le të fokusohemi tek ndeshja në kupë ndaj Barcelonës.”

”Titullar? Kemi lojtar fantastik këtu. Unë thjesht dua të punoj tek Real Madridi, ashtu si çdo kush tjetër", ishin fjalët e tij pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat