Thiago Silva mendon ta mbyllë karrierën tek PSG

Futboll

Thiago Silva mendon ta mbyllë karrierën tek PSG

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:35
Thiago Silva

Mbrojtësi brazilian pritet të rinovojë kontratën me kampionët e Francës.

Thiago Silva i qëndron besnik Paris Saint-Germain dhe është gati të vazhdojë kontratën e tij derisa të mbyllë karrierën si profesionist.

Mbrojtësi brazilian ka një kontratë deri në vitin 2020 me kampionët e Francës por është gati të nisë bisedimet për ta zgjatur edhe për dy vite të tjera ku qëllimi është të luajë edhe në Botërorin e Katarit me Brazilin në vitin 2022.

34-vjeçari është i pazëvendësueshëm në mbrojtjen e PSG, ndërkohë që edhe drejtuesit e vlerësojnë lojtarin për profesionalizmin që shfaq ndaj dhe rinovimi pritet të mos ketë probleme dhe Thiago Silva ta mbyll karrierën pikërisht në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat