U largua pa mbaruar ndeshja, Juventus merr vendimin për Dybalan

Futboll

U largua pa mbaruar ndeshja, Juventus merr vendimin për Dybalan

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 15:14
Paulo Dybala

Juventusi barazoi me Parmën të shtunën në mbrëmje dhe barazoi me rezultatin 3-3.

Në stol ishte argjentinasi, Paulo Dybala i cili nuk e pranoi lehtë zgjidhjen e trajnerit Allegri.

Por pa përfunduar ndeshja 25-vjeçari u largua nga stoli për në dhomat e zhveshjes, kështu që klubi nuk mund ta linte pa e parë këtë rast.

Masat nuk ishin të rrepta dhe gjoba i shpëtoi lojtarit argjentinas, por atij është “tërhequr veshi” dhe nëse do të ketë sjellje të tilla sërish, atëherë do të merren masa disiplinore më të rrepta.

Nuk është hera e parë që Dybala, bën sjellje të tilla kur qëndron në stol. Për argjentinasin stoli është i papranueshëm dhe kjo duket qartë me gjestet që bën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat