Juventusi në bisedime me yllin e Real Madridit

Futboll

Juventusi në bisedime me yllin e Real Madridit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 15:26
Real Madrid

Zonja e Vjetër kërkon një tjetër lojtar të rëndësishëm të madrilenëve.

Juventusi prej kohësh ka shprehur interesin e madh që ka për të sjellë në Torino, mbrojtësin e Realit, Marcelon. Braziliani duket se është lodhur në Madrid dhe do të ndryshojë ekip.

Në këtë ka ndikuar dhe Cristiano Ronaldo, i cili i ka folur shumë mirë për jetën në Itali dhe për skuadrën e Juventusit dhe organizimin e tyre.

Sipas atyre që raportojnë mediat spanjollë dhe veçanërisht Marca, Juventusi do të japë 45 milionë euro dhe do të bëjë pjesë të ekipi brazilianin.

Transferimi do të bëhet në verë dhe bardhezinjtë do të sakrifikojnë Alex Sandron. Nga ana tjetër bëhet fjalë që Juventusi me 90 milionë euro do të marrë Marcelon, por dhe James Rodriguez. Mbetet të shihet nëse këto publikime të mediave spanjolle janë të vërteta ose jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat