Zhegrova kështu e feston transferimin e tij në FC Basel

Futboll

Zhegrova kështu e feston transferimin e tij në FC Basel

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 22:48
Edon Zhegrova

Kampionatit ziveranë iu është shtuar edhe një futbollist shqiptar. Tashmë, gjithçka është zyrtare, Edon Zhegrova do të jetë futbollist i Baselit.

Zhegrova ka nënshkruar me Basel për një vit e gjysmë në formë huazimi me drejt të blerjes nga Genku.

E në këto momente të jashtëzakonshme të reprezentuesit kosovar, është duke i qëndruar afër miku i tij më i mirë, Vedat Bajrami (aktor i grupit Stupcat).

Zhegrova dhe Vedati njihen për një miqësi shumë të mirë dhe vazhdimisht janë të afërtë me njëri-tjetrin.

Vedati ka postuar një fotografi në rrejtin social, Instagram, në të cilën present janë edhe prindërit e Edonit, agjenti i tij dhe Edoni. Në këtë foto, ata shihen duke e shijuar nga një gotë vere.

Image

Humoristi i njohur para kësaj, ka postuar edhe një video të Zhegrovës, duke zhongluar me top me fanellën e Basel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat