Higuain i emocionuar: Sarri di të marrë më të mirën nga unë

Futboll

Higuain i emocionuar: Sarri di të marrë më të mirën nga unë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 00:15
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain është shprehur i emocionuar kur ka folur për trajnerin e tij aktual, Maurizio Sarri.

Sulmuesi argjentinas ka pasur ngritje dhe rënie gjatë viteve të fundit, por një ribashkim tek Chelsea, me Maurizio Sarrin duket se po e shtynë atë drejt majës.

Higuain ka thënë se Maurizio Sarri është trajneri që e merr më të mirën nga ai, pas dy golave të shënuar në fundjavë.

“Sarri është trajneri që merr më të mirën nga unë, si lojtar” ka thënë ai pas ndeshjes së fundjaves.

“Ai është dikush që di të punoj me mua, edhe në fushën emocionale. Sezoni 2015/16 ishte i mrekullueshëm, sezon në të cilin theva rekordin e golave, që ishte shumë i rëndësishëm në Itali” ka thënë tutje ‘Pipita’.

“Jam i lumtur të punoj me të përsëri, në një skuadër të madhe, që ka histori dhe shokë të mrekullueshëm skuadre” ka thënë ndër të tjerash ai.

Higuain dhe Hazard ishin ata që me nga dy gola i siguruan fitoren skuadrës së tij gjatë fundjavës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat