Klopp: Gjyqtarët e kishin kuptuar në pjesën e dytë se goli jonë ishte pozitë jashtë loje

Futboll

Klopp: Gjyqtarët e kishin kuptuar në pjesën e dytë se goli jonë ishte pozitë jashtë loje

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 07:38
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp nuk ka qenë aspak i kënaqur me barazimin ndaj West Ham (1-1).

Ai e pranoi  se goli ishte në pozitë jashtë loje, por tha se skuadrat e merituan nga një pikë.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Mesa shoh goli ynë ishte pozicion jashtë loje dhe mbase gjyqtari e dinte këtë gjë në pjesën e dytë”.

“Është një pikë e merituar për të dyja skuadrat. Mbase të gjitha raportet janë shkruar pa nevojën për të folur unë”.

“Vuajtëm nga ndërprerjet. Kishim ulje-ngritje. Në fund kishim mundësinë të fitonim, por nuk e shfrytëzuam rastin”.

“Kemi humbur topin në momente të ndryshme. Ata luajnë shumë në mbrojtje dhe ne duhet të krijojmë më tepër”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

Liverpooli ka vetëm tre pikë më shumë se Manchester City aktulisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat