Emery merr një lajm shokues nga Arsenali

Futboll

Emery merr një lajm shokues nga Arsenali

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 08:22
Unai Emery

Kanë filluar problemet e para për Unai Emeryn te Arsenali.

Unai Emery jo vetëm që po përballet me rezultate të dobëta në këtë fillim vit, por do të ketë edhe një buxhet të vogël.

Trajneri spanjoll është njoftuar nga Arsenali se në verë nuk do të ketë më shumë se 50 milionë euro buxhet për transferimet e reja.

Emery e transferoi si të huazuar me të drejt blerje Denis Suarezin nga Barcelona, ndërsa duhet të paguajë edhe 20 milionë euro tjera për ta marrë kartonin e tij të plotë.

Trajneri do t’i ketë edhe 50 milionë euro në dispozicion që të bëjë transferime në verë, pasi Arsenali nuk dëshiron të rrezikojë rregullin financiar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat