PSG merr një lajm të mirë

Futboll

PSG merr një lajm të mirë

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 09:39
Marco Verrati

Marco Verrati rikthehet në stërvitje.

Është ky lajmi i madh që ka marrë trajneri i Paris Saint Germain Tomas Tuchel, vetëm pak ditë para sfidës së parë të raundit të 1/8-ave ndaj Liverpoolit.

Aktualisht kampionët e Francës kanë shumë probleme në mesfushë, madje dëmtimi i Verratit dhe nxjerra jashtë skuadre e Rabiot ka lënë një gropë të madhe në repartin e ndërmjetëm të PSG, për vetëm faktin se trajnerit Tuchel gjatë kësaj periudhe i ka munguar një lojtar që e bën shumë mirë lidhjen mes dy reparteve, por që mund të prishë aksionet e kundërshtarëve dhe për këtë arsye parizienët kanë vuajtur edhe në marrjen e rezultateve.

Megjithatë siç bën të ditur edhe vetë klubi francez mesfushori italian është stërvitur me grupin ditën e hënë dhe pas rreth 10 ditësh mund të jetë gati për të luajtur me Tuchelin që sipas të gjitha gjasave do ta rikuperojë në kohë Verratin për sfidën e parë ndaj Liverpoolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat