Kur gjeneral Sylejman Selimi ishte futbollist, i ashpër, i butë apo temperament? Tregon Gjinovci

Futboll

Kur gjeneral Sylejman Selimi ishte futbollist, i ashpër, i butë apo temperament? Tregon Gjinovci

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 12:20
Në foto e vitit 1992-93, në këmbë Xhafer Dobra, portieri Veliu, Bashkim Idrizi, Sylejman Selimi (Sulltani), Hazir Nuredini, Naser Shaqiri. Ulur: Tahir Lushtaku, Nehat Hamiti, Xhavit Tahiri, Hysni Gjinovci dhe Faton Tahiri.

Disa kanë njohuri por disa jo se çfarë futbollisti ka qenë gjenerali Sylejman Selimi!

Në vitet e kohës së pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai serbosllav, Selimi ka luajtur me sukses në petkun e KF Drenica nga Skenderaj. Mesfushor shumë i mirë dhe kishte përkrah Bashkim Idrizin, Hysni Gjinovcin etj. A ishte i ashpër, i butë dhe a temperament gjatë lojës, më së miri tregon bashkëlojtari i dikurshëm i tij, Hysni Gjinovci, ky i fundit ka luajtur edhe në Prishtinë e Dritë të Gjilanit.  

“Sylejman Selimi ka qenë mesfushor qendror, i urtë, shumë i sjellshëm dhe është dalluar për pasime shumë të sakta, i pakalueshëm në mbrojtje dhe ka pasur gjuajtje shumë të forta. Ka  qenë ndër mesfushorët më të mirë të asaj kohe. Kemi qenë edhe në Besëlidhje një kohë të shkurtër bashkë, por angazhimi i gueriles e ndërpreu në vitin 1994/95. Pas lufte në KF Prishtina prapë bashkë”, tregon Gjinovcin për gazetën kombëtare “Bota sot”. “I ashpër në top, qëllim vetëm topin jo kundërshtarin. Me pak fjalë ka qenë motor i ekipit”, thotë Gjinovci.

Në foto e vitit 1992-93, në këmbë Xhafer Dobra, portieri Veliu, Bashkim Idrizi, Sylejman Selimi (Sulltani), Hazir Nuredini, Naser Shaqiri.

Ulur: Tahir Lushtaku, Nehat Hamiti, Xhavit Tahiri, Hysni Gjinovci dhe Faton Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat