Ky është zhvillimi më i fundit në lidhje me aeroplanin e Salas

Futboll

Ky është zhvillimi më i fundit në lidhje me aeroplanin e Salas

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 12:29
Ky është zhvillimi më i fundit në lidhje me aeroplanin e Salas

Aeroplani i cili u zhduk përderisa ishte duke e bartur futbollistin e Cardiff Cityt, Emiliano Salan, nga Franca në Uells, është gjetur në fund të Kanalit Anglez.Autoritetet përgjegjëse për kërkimin e aeroplanin që ishte zhdukur kanë bërë të ditur se nuk mendojnë të dorëzohen pasi që synojnë ta nxjerrin aeroplanin nga fundi i detit.Pamjet nga brenda këtij aeroplani kanë zbuluar se një trup gjendet brenda tij.

Ende nuk dihet nëse trupi është i Emiliano Sala po i pilotit David Ibbotson, mirëpo autoritet shpresojnë se do të arrijnë ta nxjerrin edhe trupin edhe aeroplani nga vendi ku është fundosur.“Është një operacion delikat mirëpo i arritshëm. Ne kemi arritur të nxjerrim aeroplanë nga thellësi edhe më të mëdha. Unë mendoj se duhet ta bëjmë këtë gjë.

Ne e kemi një mision: ta kuptojmë arsyen e aksidentit”, ka thënë David Mearns, drejtues i këtij kërkimi.“Ju duhet ta pyesni veten: Pse duhet të bëhen këto kërkime, të gjendet aeroplani dhe pastaj të vendosësh të mos e nxjerrësh atë nga deti? Veçanërisht kur ka trup brenda. Është operacion i shtrenjtë, por për mua ka kuptim ta vazhdojmë operacionin”.

“Po ta nxjerrim aeroplanin, mund ta kuptojmë çfarë ka ndodhur. Nuk ka asnjë shpresë që ata të jenë të gjallë. Shumë njerëz kanë dhuruar para, më shumë se nga pesë mijë euro. Mendoj se duhet të jemi transparentë me ta për atë se çfarë ka ndodhur”.Piper Malibu, lloji i aeroplanit me të cilin po udhëtonte Sala nga Nantes në Cardiff, u gjet të dielën në fundin e detit, afër ishullit Guernsey.Oqeanografi dhe shkencëtari, David Mearns, i cili i ka drejtuar kërkimet për këtë aeroplan, ka bërë të ditur se ata kishte kërkuar për disa orë para se ta gjenin aeroplanin.Sala dhe aeroplani me të cilin po udhëtonte, Piper Malibu, u zhdukën gjatë rrugës nga Nantes në Cardiff, më 21 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat