Portieri bën tatuazh fytyrën e Maradonës

Futboll

Portieri bën tatuazh fytyrën e Maradonës

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 13:09
Portieri bën tatuazh fytyrën e Maradonës

Diego Armando Maradona ka hyrë në histori si një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe vazhdon të frymëzojë kudo që shkon. Aktualisht, legjenda argjentinase e futbollit është trajner i Dorados de Sinaloa, në Divizionin e Dytë Meksikan.

Në sezonin e tij të parë, “Dora e Zotit” ishte pranë ngjitjes një kategori më lart, por San Luis ia mohoi atë lavdi, duke fituar 4-2 ndaj të tijve. Sidoqoftë, Maradona i “ka futur tifozët në xhep” dhe, gjithashtu, ka depërtuar shumë thellë në dhomën e zhveshjes. Aq shumë e ka bërë këtë, sa njëri nga lojtarët e tij ka vendosur të bëjë tatuazh në trupin e tij fytyrën e Diegos, të shoqëruar me shprehjen "Unë besoj në Zot". 

Fjala është për portierin e Dorados, Gaspar Servio, argjentinas si ai, por me një të kaluar futbollit shumë ndryshe nga Maradona. Nëse ky i fundit luajti me Boca Juniors dhe u bë simbol i këtij klubi, Servio i ndërmori hapat e tij të parë si futbollist te rivali i madh, River Plate. 

Portieri në fjalë luajti për një sezon (2012-2013) te River Plate, skuadër me të cilën u bë kampion i “Copa Libertadores” për U-20. Sidoqoftë, kjo nuk e ka ndaluar atë që të jetë një adhurues i Maradonës deri në pikën e përjetësimit të fytyrës së tij me tatuazh, si një Perëndi. 

Vetë Gaspar Servio ka dashur t’ia tregojë botës tatuazhin e ri, që e ka bërë në nder të Maradonës, përmes llogarisë së tij në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat