Cristiano Ronaldo mbush 34-vjeç, Juventusi i bënë një urim special

Futboll

Cristiano Ronaldo mbush 34-vjeç, Juventusi i bënë një urim special

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 13:54
Cristiano Ronaldo

Ylli portugez është kthyer në një figurë shumë të dashur në mesin e juventinëve.

Sot Cristiano mbush 34 vjeç dhe është vetëm në gjysmën vitit të parë të aventurës bardhezi.

Klubi nuk mund të mos e manifestonte këtë ngjarje, pasi prej CR7 varen jo vetëm shpresat për fitoren e trofeut aq shumë të kërkuar dhe prestigjioz evropian, Ligën e Kampionëve, por edhe të ardhurat në arkat e klubit.

“Një ditëlindje të cilën të gjithë ne po e festojmë me në mendje dy golat e shënuara ndaj Parmës, të shtunën e kaluar. Dy gola që e ngjisin në krye të klasifikimit të golashënuesve, në sezonin e tij të parë në Serie A”. “Gola që iu shtohen paraqitjeve të jashtëzakonshme që na ka dhuruar deri më sot, e që e projektojnë atë në Olimpin e futbollit tonë me shifra mbresëlënëse”.

“Mbi të gjitha veçojmë dy statistika: CR7 ka shënuar ndaj 13 skuadrave, nga 19 me të cilat është përballur, ndërsa ka gjetur rrugën e golit 6 herë në 5 takimet e fundit. Për të mos harruar golin e kokë që na dhuroi trofeun e parë sezonal, pak javë më parë në Jeddah”. “Cristiano është Cristiano, ndaj ajo që mund të bëjmë është ta presim me ovacione ngado dhe t’i urojmë Gëzuar ditëlindjen!”, shkruhet në komunikatën e klubit bardhezi./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat