Klopp: Goli ynë ishte i parregullt, por më pas gjyqtarët na dëmtuan

Futboll

Klopp: Goli ynë ishte i parregullt, por më pas gjyqtarët na dëmtuan

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 14:41
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit nuk është ndarë i kënaqur me gjykimin e mbrëmshëm.

Jurgen Klopp u shfaq i pakënaqur pas ndeshjes me West Hamin, pasi skuadra e tij u ndal në barazim 1-1.

Të kuqtë shënuan të parët me anë të Sadio Mane, pas një gabimi të gjyqtarit anësor. James Milner, i cili asistoi për sulmuesin senegalez, ishte në pozicion jashtë loje.

Pavarësisht se Liverpooli i tij kaloi në avantazh me një gol të parregullt, Klopp kapet me gjyqtarin e ndeshjes dhe ka këndvështrimin e tij për atë që ndodhi ndaj londinezëve.

“Shënuam në pjesën e parë, tani më thonë që goli paska qenë ‘off-side’. Kjo shpjegon paksa pjesën e dytë, sepse mendoj se gjyqtari u informua në pushimin e ndeshjes”, tha gjermani për Sky Sports.

“Më pas pamë situata të çuditshme. Gjyqtari nuk bëri gabime të mëdha, por e ndalte shpesh ndeshjen dhe ia ulte ritmin”. “Kjo gjë natyrisht nuk na ndihmoi. Nëse dikush gabon në pjesën e parë, nuk duhet ta zgjerojë hendekun, duke gabuar sërish në pjesën e dytë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat