Rrëfehet Boateng

Futboll

Rrëfehet Boateng

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 16:12
Rrëfehet Boateng

Në moshën 32-vjeçare duket se Boatengut i ka trokitur fati në derë. Ai tashmë luan për Barcelonën dhe është momenti për të menduar edhe për të ardhmen e afërt.

Ish-futbollisti i Milani dëshiron të bëhet menaxher. Në një intervistë për “La Vaguardia”, sulmuesi komenton edhe “El Classicon”. Fillimisht flet për rininë. “Kam qenë i çmendur në rini. Në moshën 18 vjeç isha bos i lagjes pasi kisha para. Më pas u bëra me djalë dhe nëse nuk piqesh shpejt, atëherë nuk luan dot me Milanin dhe Barcelonë.

Tashmë peshoj 89 kilogram, por kam qenë edhe 95. Isha 20 vjeç dhe isha në Londër. Në atë moshë mendon vetëm për të festuar, nuk e ke problem nëse nuk luan ,pasi ke para dhe shokët të thonë se je një fenomen” shprehet Kevin Prince Boateng. Ai prek edhe një plagë për futbollin, racizmin. “Për mua është e qartë, nëse më ndodh përsëri atëherë do të largohem nga fusha dhe do t’i kërkoj ekipit të dal me mua.”,përfundon Boateng.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat