Pellegrini: Klopp më ka mundur kur isha te Malaga

Futboll

Pellegrini: Klopp më ka mundur kur isha te Malaga

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 17:04
Pellegrini: Klopp më ka mundur kur isha te Malaga

Trajneri i West Ham-it, Manuel Pellegrini, nuk i ka kursyer kritikat për trajnerin e Liverpoolit Jurgen Klopp. “Është mësuar të fitojë me gola në pozicion jashtë loje. Kanë shënuar me një gol një metër në pozicion jashtë loje. Klopp më ka mundur kur isha te Malaga me një gol 7 metra në pozicion jashtë loje, nuk mund të ankohet për asgjë", ka thënë Pellegrini.

Kiliani nuk e ka harruar atë që ka ndodhur gjashtë vite më parë, kur Malaga e tij është eliminuar në çerekfinalet e Champions League nga Dortmundi pas një goli të shënuar me 4 lojtarë në pozicion të parregullt. Sfida mes West Ham dhe Liverpoolit, ka përfunduar me rezultat 1:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat