“Nëse Liverpool nuk fiton titullin, përgatituni për këtë gjë”

Futboll

“Nëse Liverpool nuk fiton titullin, përgatituni për këtë gjë”

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 00:35
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp

Skuadra e Liverpool rrezikon të humbasë verën e ardhshme sulmuesin Mohamed Salah dhe jo vetëm atë në rast se nuk do të fitojnë titullin kampion në Premier League. Rezultatet e fundit në kampionat kanë vënë në panik skuadrën e trajnerit Jurgen Klopp, që tani nis të shohë se si rivalët afrohen ndjeshëm në renditje. Dhe dështimi në Premier mund të ketë impakt shumë të keq te skuadra, me largimin e yjeve.

I pari që do të braktiste anijen është pikërisht Salah, lideri i skuadrës, që në rast se nuk fiton ndonjë trofe këtë sezon do të largohet. Këtë gjë e konfirmon Emile Hesky, ish-sulmuesi i këtij ekipi. “Trajneri Klopp e di shumë mirë se është i detyruar të fitojë diçka këtë sezon, në të kundërt do ta ketë shumë të vështirë të ruajë grupin e lojtarëve për sezonin tjetër. Liverpool është gjithnjë në rrezik se lojtarët më të mirë mund të largohen në rast se nuk fiton”, tha Heskey.

“Unë shoh se skuadra ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me trajnerin dhe fansat dhe ky është një lajm i mirë, por kjo nuk është arsye që ata të qëndrojnë. Lojtarët duan trofe dhe nëse nuk e realizojnë këtë gjë te Liverpool do të kërkojnë ta bëjnë në një vend tjetër”, u shpreh Heskey, që ka luajtur për 4 sezone me “Reds” (2000-2004, ku në 150 ndeshje ka realizuar 39 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat