Kjo deklaratë e Bale tregon se raportet e tij me Zidanen nuk ishin më të mirat - Bota Sot
Kjo deklaratë e Bale tregon se raportet e tij me Zidanen nuk ishin më të mirat

Futboll

Kjo deklaratë e Bale tregon se raportet e tij me Zidanen nuk ishin më të mirat

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 07:15
Gareth Bale

Gareth Bale ka treguar se raportet e tij me trajnerin Zinedine Zidane nuk kanë qenë më të mirat, sa ishin pjesë e Real Madrid.

Uellsiani gjatë një interviste për ‘Four Four Two’, ka thënë se raportet e tij me Zidanen ishin vetëm profesionale, dhe jo miqësore.

Ai pranon se nga finalja e Ligës së Kampionëve e zhvilluar në Cardif, nuk ka folur me ish trajnerin e tij te Real Madrid.

“Ai nuk ka folur me mua që nga finalja, në fakt, unë nuk kam biseduar me atë”, ka deklaruar Bale.

“Marrëdhënia jonë ishte e mirë, unë nuk mund të them se kemi qenë miqtë më të mirë. Ishte një marrëdhënie e mënyrës rigoroze profesionale”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...