Barcelona dhe Real Madrid do të ndeshen në kuadër të gjysmëfinales të kupës së Spanjës.
Kjo do të jetë El Classico e dytë gjatë këtij sezoni, duke kujtuar që El Classicon e parë e kishte fituar Barcelona me rezultatë të thellë 5-1, shkruan KosovaPress.
Mirëpo kjo nuk do të jetë El Clasico e fundit gjatë këtij sezoni, pasi Reali dhe Barcelona do të ndeshën edhe dy herë tjera gjatë një muaji, ku ndeshja kthyese do të zhvillohet me 27 shkurt dhe ndeshja në kuadër të La Ligës do të zhvillohet me datën 2 mars.
Reali në gjysmëfinale u kualifikua pas fitoreve që i arriti ndaj Gironës në të dyja ndeshjet, ndërsa Barcelona arriti të rikthejë rezultatin pas humbjes në ndeshjën e parë ndaj Sevillës, në ndeshjen e dytë ku fitoi me rezultat të thellë 6 me 1.
Shqetësimi më i madh i blaugranëve ishte Lionel Messi, mirëpo ylli argjentinas morri dritën e gjelbërt nga stafi mjekësor dhe do të jetë i pranishëm në El Clasico.
Formacionet e mundshme: