Solari: Kurioz dhe i çuditshëm

Futboll

Solari: Kurioz dhe i çuditshëm

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 10:34
Solari: Kurioz dhe i çuditshëm

Santiago Solari është i bindur për forcën e Realit të Madridit dhe kërkon Leo Mesin në fushë për “El Clasicon” e tij të parë si trajner. Numri një i madrilenëve thotë se prezenca apo mungesa e Leos nuk influencon strategjinë e lojës së “Galaktikëve”, teksa ai shpreson që të largohet si fitues nga “Kamp Nou”.

Kalendari i ngjeshur dhe ndeshjet shumë afër njëratjetrës janë një shqetësim për të dhe ai mendon se ka një komplot kundër Realit. “Është kalendar kurioz dhe i çuditshëm, por nuk e vendosim ne”, thotë trajneri i Realit. Injoroi sërish Iskon në konferencë dhe tha se në futboll nuk ka të padiskutueshëm.

“El Clasico”- “Është një ndeshje mes dy rivalëve të mëdhenj ashtu si River-Boka, InterMilan, Penjarol-Nacional, San Lorenco-Hurakan. Dhe sigurisht që një ndeshje e tillë është e rëndësishme. Këtë herë po luajmë në një kompeticion ndryshe, por Reali kërkon t’i fitojë të gjitha ndeshjet ku luan”.

Kalendari- “Është kurioz. Por nuk jemi ne ata që e bëjmë. Ne thjesht duhet të zbresim në fushë dhe të tregojmë formën më të mirë”. Vinicius- “Në futbollin e sotëm nuk ka lojtarë të padiskutueshëm”.

Grumbullimi- “E kam të vështirë. Duke ditur që i kam të gjithë lojtarët, nuk e kam të lehtë. Por kjo është pjesa e rëndësishme e punës së trajnerit”.

Ndeshja- “Nuk e di nëse do të ketë surpriza në aspektin taktik apo jo. Pres që të jetë një ndeshje e bukur dhe që ta shijojmë të gjithë dhe në fund ta fitojmë ne”.

Mesi- “Është gjithmonë mirë që lojtarët më të rëndësishëm të luajnë në këto ndeshje. Por nuk influencon aspak në lojën e Realit prezenca apo mungesa e Mesit. Do ta përgatisim ndeshjen siç dimë ne”.

Isko- “Jam i fokusuar maksimalisht te ndeshja e Realit dhe aspak tek ato që ndodhin jashtë. Energjitë tona duhet të konsumohen vetëm për ‘El Clasicon'”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat