Rikthimi i Neymar te Barcelona, përgjigjet Bartomeu

Futboll

Rikthimi i Neymar te Barcelona, përgjigjet Bartomeu

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 11:53
Josep Maria Bartomeu dhe Neymar

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka hedhur poshtë mundësinë që Neymar të kthehet te katalanasit në merkaton e verës.

Edhe presidenti Bartomeu iu është përgjigjur këtyre deklaratave, duke deklaruar se PSG-ja nuk do të ishte e interesuar për shitjen e Neymar.

"Unë kurrë nuk kam folur me ta, as me babain, as me vetë lojtarin. Nuk më kanë telefonuar se duan të kthehen te Barcelona. Nuk ma kanë parashtruar një kërkesë dhe dëshirë të tillë, - tha Bartomeu për "El Partidazo de COPE". - Ne jemi duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm dhe emri i Neymar nuk është në tryezë. Po flasim për një lojtar të PSG-së, për një klub që nuk do të heqë dorë nga një sulmues si ai", përfundoi numri një i Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat