Zyrtare: Juventusi shet Sturaron te Genoa

Futboll

Zyrtare: Juventusi shet Sturaron te Genoa

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 13:29
Stefano Sturaro

Stefano Sturaro është lojtar i Genoas.

Mesfushori në fakt u transferua te kuqeblutë gjatë merkatos të janarit por tashmë është bërë zyrtare.

Deklarata e Juventusit: "Juventus Football Club” njofton se pas paraqitjes së kushteve të kontratës është marrë detyrimi përfundimtar i blerjes nga Genoa i lojtarit Stefano Sturaro kundrejt shumës prej € 16.5 milion euro e cila do të paguhet me këste në katër vitet e ardhshme.

Ndërkohë ky do të jetë një rikthim për Sturaron tek Genoa. Pasi më parë ai ka luajtur dhe në vitet 2012-2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat