Infantino “eliminon” rivalin

Futboll

Infantino “eliminon” rivalin

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:33
Gianni Infantino

Gianni Infantino (48 vjeç) do të vazhdojë të jetë presidenti i FIFA-s për katër vitet e ardhshme. Në fakt, nuk janë bërë zgjedhjet e reja për këtë post, por për zvicerano-italianin nuk do të ketë asnjë rival. Përfundoi sot afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave për kreun e qeverisë botërore të futbollit, teksa përveç asaj të Infantinos nuk u kualifikua asnjë tjetër. 

Për pasojë, mbetet të bëhen zgjedhjet formalisht, sepse presidenti aktual do ta drejtojë FIFA-n deri në vitin 2023. Rinovimi i mandatit të ri të Infantinos duhet të ratifikohet më 5 qershor, gjatë Kongresi të 69-të të FIFA-s, që do të mbahet në Paris. Ish-futbollisti zviceran, me “rrënjë” spanjolle, Ramón Vega, nuk ka marrë mbështetjen e nevojshme për të formalizuar kandidaturën e tij.

Infantino u bë president i FIFA-s në shkurt 2016, kur u mbajt një kongres i jashtëzakonshëm për të pasuar Jozef Blatter, pas skandalit të korrupsionit që preku këtë institucion dhe çoi në dorëheqjen e paraardhësit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat