Bartomeu tregon se kur do të vijë rinovimi i kontratës së Messit

Futboll

Bartomeu tregon se kur do të vijë rinovimi i kontratës së Messit

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:30
Josep Maria Bartomeu dhe Lionel Messi

Presidenti i Barcelonës ka folur rreth së ardhmes së yllit të skuadrës.

Lionel Messi ka nënshkruar e fundit me Barcelonën në vitin 2017, e cila e lidhë atë me klubin deri më 2021.

Por mediat në Spanjë janë treguar kureshtare për të ditur nëse klubi dhe futbollisti kanë ndërmend të vazhdojnë edhe më shumë bashkëpunimin mes tyre.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se vazhdimi me Messin do të vijë në momentin kur vetë argjentinasi të jetë gati për të nënshkruar.

“Kontrata e Messit përfundon pas dy viteve, por duke parë mënyrën se si ai po luan, mund të them se do të bashkëpunojmë edhe për më shumë vite”, ka deklaruar Bartomeu për Cadena COPE.

“Leo është inteligjent dhe di si t’i menaxhojë gjërat. Nëse ai ndihet mirë, do të na e thotë këtë”.

“Kur të vendosë për të vazhduar, ne jemi të gatshëm. Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, ka përfunduar presidenti i katalanasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat