Bale tregon raportin me ish-trajnerin Zidane

Futboll

Bale tregon raportin me ish-trajnerin Zidane

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:26
Bale tregon raportin me ish-trajnerin Zidane

Gareth Bale është kthyer të flasë në lidhje me marrëdhënien e tij me ish-trajnerin e tij Zinedine Zidane. Uellsiani ka rrëfyer për “FourFourTwo” momentet më të rëndësishme të finales së Kievit dhe atë që ka ndodhur më pas. Lamtumira e francezit ka qenë e papritur, por jo aq e dhimbshme për sulmuesin edhe pse largimi i befasishëm i trajnerit ka kontribuar në vështirësitë që Real Madrid ka pstur në fillimin e sezonit.

Gjithsesi, askush nuk dinte asgjë, duke përfshirë edhe Balen. “Nuk më ka thënë asgjë për lamtumirën e tij, nuk kam folur më me të pas finales. Marrëdhënia jonë ishte e mirë, por nuk mund të them se ishim miq të ngushtë. Ishte një marrëdhënie normale pune…”.

A ka lidhje qëndrimi në bankë në ndeshejn finale, e cila u vendos nga dy golat e uellsianit? Ndoshta… “Jam ndier shumë keq. Kisha luajtur shumë mirë pas kthimit nga dëmtimi, duke shënuar pesë gola në katër ndeshjet e fundit të kampionatit dhe ndieja se e meritoja të isha titullar…”. Më pas, kur është futur në lojë… “Isha i dëshpëruar, doja të luaja me çdo kusht. Madje isha i zemëruar, ndoshta kjo është arsyeja pse bëra atë që bëra”.

Çfarë bëri Bale në  Kiev? Një gol që do të mbetet në historinë e Champions League dhe futbollit, por që nuk ka arritur të fitojë çmimin si goli më i bukur i vitit dhe as si goli më i bukur i Championsit, që i kanë shkuar CR7-ës. Megjithatë, Bale është shumë i lidhur me atë realizim.

“E kam parë disa herë. Ndieja se nuk kisha më asgjë për të provuar, por doja ta bëja për skuadrën time. Nëse luan një finale kërkon të kthehesh në shtëpi me kupën, nuk ka rëndësi si. Dhe nëse kjo do të thotë se duhet të shpresosh që të aktivizohesh në 30 minutat e fundit, nuk ka problem”.

Rezultatet i kanë dhënë të drejtë atij në fund, por edhe Zidane, i cili nuk ka merituar të marrë asnjë telefonate pas finales dhe lamtumirës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat