Daja i irrituar: Po shkojmë prapa

Futboll

Daja i irrituar: Po shkojmë prapa

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 17:06
Daja i irrituar: Po shkojmë prapa

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja, është shfaqur i irrituar me arbitrimin në fund të ndeshjes me Tiranës, duke pretenduar se menaxhimi i ndeshjes, sidomos në rastin e dyshimtë të kohës shtesë, ku u pretendua një 11-metërsh nga Flamurtari, nuk ishte korrekt nga kryesori Alla.

“Nuk jam i zhgënjyer fare. Rezultati është pjesë e futbollit. Vetëm 15 minutat e para kemi pasur 10 situata për gol. Kemi provuar për ta çuar rezultatin drejt 2-0. Mund të më thoni sa lojë efektive u bë? Nuk m’u dukën korrekte as minutat shtesë.

Janë 2 ndeshje brenda 3 ditësh. T’i japin të montuara edhe shikoni  çfarë ka bërë Olsi Sokoli e çfarë ka bërë ky sot. Unë nuk jam kundër Tiranës, jam më tiranas se ju. Por jam për futbollin. Në qoftë se do ketë këtë menaxhim të gjyqtarëve, nuk do shkojmë para, por do shkojmë mbrapa.”

Me doza të larta ironie, Daja u shpreh se pretendimet e tij janë vetëm për të luajtur futboll.

“Nuk kam pretendime për asnjë gjë, kam pretendime vetëm për t’u luajtur futboll. Nëse do ketë aq shumë ndërprerje nuk ka më futboll.

Futbolli është i bukur sepse brenda ka dyluftime, por kur brenda 4 ditësh shohim arbitra që nuk dimë të menaxhojmë në të mirë të futbollit, kjo e prish garën".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat