Van Gaal e shtyu Xavin drejt Milanit, e ndali një grua

Futboll

Van Gaal e shtyu Xavin drejt Milanit, e ndali një grua

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:03
Xavi Hernandez

Xavi Hernandez mund të kishte qenë lojtar i Milanit që më 6 shkurt 1999, asokohe spanjolli ishte vetëm 19 vjeç dhe i pakonfirmuar si lojtar.

Mesfushori u grumbullua në ekipin e parë, me trajneri Luis Van Gaal, i cili e mori në skuadër nga Barça B sepse ishte dëmtuar Pep Guardiola. Që nga ai moment, Xavi luajti në 14 ndeshje, 13 prej të cilave si titullar, madje arriti të shënojë edhe një gol me kokë duke marrë 6 fitore të njëpasnjëshme, pas 4 humbjeve radhazi.

Megjithatë, me 6 shkurt 1999 Van Gaal vendosi ta rikthejë sërish lojtarin në ekipin B me arsyetimin se nuk kishte më vende të lira në skuadër. Nga ky moment Milani i Gallianit është vënë në kontakt me lojtarin dhe i kishte ofruar 15 mijë euro, një vilë, pesë vjet kontratë dhe një punë për të atin. Mbi të gjitha një vend titullari në formacionin e parë, atë që ia mohuan te Barcelona.

Xavi dhe babai i tij u bindën të largohen nga Spanja, por ishte nëna e tij, Maria Merce, e cila e kërcënoi babanë e lojtarit duke i kërkuar divorcin nëse e dërgon djalin e tyre në Milano.

Që pas këtij momenti Xavi qëndroi në Katalonjë dhe pjesa tjetër është histori e lavdishme me numrin 6-të mbi shpinë me fanellën “blaugrana”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat