Kërkimet për futbollistin Sala, nxirret trupi nga rrënojat e avionit

Futboll

Kërkimet për futbollistin Sala, nxirret trupi nga rrënojat e avionit

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:46
Emiliano Sala

Rreth tre ditë më parë grupi i kërkimit arriti të gjente avionin e zhdukur që prej 21 janarit. Gjatë inspektimit të avionit ata gjetën edhe një trup të mbetur brenda rrënojave të avionit, i cili kishte përfunduar në fund të detit.

Kompania e cila u punësua privatisht nga familjarët e futbollistit Emiliano Sala arritën të nxjerrin trupin e mbetur në rrënojat e avionit të fundosur.

Air Accidents Investigation Branch (AAIB) nuk e zbuloi identitetin e trupit, pra nuk dihet në qoftë se trupi është i futbollistit Emiliano Sala apo i piloti David Ibbotson.

Trupi u nxjerr me sukses, por përpjekjet për të rimarrë rrënojat e aeroplanit ishin të pasuksesshme, tha AAIB në një deklaratë të mërkurën.

Sala ishte nisur nga Nantes i Francës perëndimore më 21 janar për të bërë debutimin e tij për ekipin e Premier League në Cardiff City, kur aeroplani u zhduk në Kanalin Anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat