Dy vdekjet e mistershme që tronditën futbollin

Futboll

Dy vdekjet e mistershme që tronditën futbollin

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 10:53
Ilustrim

Bota e futbollit është tronditur brenda një viti teksa dy futbollistë Astori dhe Sala kanë humbur jetën në mënyrë misterioze. Ish-futbollisti i Nantes Emiliano Sala i cili sapo ishte transferuar te Skuadra e Cardiffit në Premier League, rezulton i zhdukur në mënyrë misterioze.

Argjentinasi në fakt po udhëtonte nga Nantes në Cardiff kur avioni me të cilin ai udhëtonte u rrëzua në det në datën 21 janar në kanalin anglez.

Kërkimet për të ende vijojnë teksa avioni dhe një trup është gjetur por ende nuk është konfirmuar nësë është i Sala apo pilotit me të cilin ai udhëtonte. 

28 vjecarin iu pre në mes karriera dhe ëndrra për të luajtur në Premier League sic cdo futbollist tjetër. 

Cardiff e bleu Sala për 17 milion euro teksa ai kishte firmosur një kontratë 5 vjeçare me klubin uellsian.

Ndërkohë e dyshimë mbetet dhe humbja e futbollistit Italian Davide Astori.

Ish-kapiteni i Fiorentinës vdiq të dielën e 4 marsit të vitit të shkuar brenda një hoteli, teksa skuadra e tij po beheshe gati për të ngrenë bukë para ndeshjes ndaj Udineses.

Sipas mediave italiane shkak për vdkejen misterioze të Astorit ishte një atak kardiak që i mori jetën qëndërmbjtësit.

Astori ishte një nga mbrojtësit më të mirë në Serinë A. Ai kishte karrierë të madhe si futbollist teksa ksihte luajtur me Romën, Fiorentinën, dhe me Kombetaren e Italisë. 

Megjithatë vdekja miseterioze e Emiiano Sala dhe Davide Astorit, do të mbahet mënd gjata në historinë e futbollit për mënyrën se si ata kanë humbur jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat