Vieri flet për finalen e parakohshme, rikthimin e Inter dhe Piatek

Futboll

Vieri flet për finalen e parakohshme, rikthimin e Inter dhe Piatek

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 14:15
Christian Vieri

Christian Vieri, ish-sulmues i Inter, Milan dhe Juventus, ka folur për ish-ekipet e tij në një intervistë të dhënë për "Gazzetta dello Sport". 

Për Inter-in: "Spalletti është një trajner që i përmirëson ekipet e tij, duhet ruajtur qetësia, ka shumë presion. Në dy vite Inter do të  anulojë diferencën aktuale që ka me rivalët". 

Për Piatek: "Më pëlqen, nuk ka nevojë për ndihmë në sulm. Është një lojtar që të ndëshkon gjithmonë". 

Për Juventus dhe CR7: "Kur një alien i tillë të zgjedh, do të thotë se klubi po i bën gjërat në mënyrën e duhur. Është një tregues force". 

Për Atletico-Juventus: "Dy ish-skuadrat e mia, me të cilat jam shumë i lidhur. Te bardhezinjtë kam qëndruar vetëm një vit, por aty ka lindur Vieri i vërtetë".

"Tek Atletico shkova menjëherë pas Juventus-it. Gil shpenzoi 34 miliardë lireta (15 milionë euro) për mua, që në atë kohë ishte një shumë e madhe. Ka qenë kampionati ku jam argëtuar më shumë".

"Mendoj se Ateltico-Juventus është një finale e parakohshme. Përballë do të jenë dy prej pesë skuadrave më të mira në Europë. Si Juventus, ashtu edhe Atletico kanë luajtur dy finale të Champions-it në vitet e fundit". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat