Vrsaljko do të largohet nga Interi

Futboll

Vrsaljko do të largohet nga Interi

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 14:16
Sime Vrsaljko

Mbrojtësi kroat nuk ka bindur drejtuesit e Interit në gjashtë muajt e tij të parë.

Mbyllet përpara kohe aventura e Sime Vrsaljkos te Interi.

I transferuar gjatë verës te zikaltrit në formë huazimi për 6,5 milionë euro me të drejtë blerjeje për 17.5 milionë euro në fund të këtij sezoni, kroati nuk i përmbushi aspak pritshmëritë e drejtuesve të Interit dhe për këtë shkak u bënë lëndimet e shpeshta dhe problemet në gju të mbartura që nga Botërori i Rusia 2018.

Javën e ardhshme Vrsaljko do të operohet në Belgjikë dhe për rikthimin e tij në fushë do të nevojiten disa muaj.

I aktivizuar në vetëm 13 ndeshje me Interin për një total prej 912 minutash dhe i zëvendësuar në afatin kalimtar të janarit nga portugezi Cedric Soares, Vrsaljko do të rikthehet tashmë te Atletico e Madridit, klubi që zotëron kartonin e kroatit, sepse për zikaltërit 17,5 milionë për blerjen përfundimtare të tij janë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat