Revolucion në futbollin europian

Futboll

Revolucion në futbollin europian

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:15
Revolucion në futbollin europian

Ditën e sotme, përveç zgjedhjeve që janë bërë për disa poste në UEFA, janë vendosur dhe disa propozime që do të sjellin një revolucion në futbollin europian.

Propozimi i parë që tani më dihet, është fakti që nga java tjetër që nisin ndeshjet për 1/8-tat e Ligës së Kampionëve do të përdoret VAR. Kjo sepse synimi është që të shmanget gabimet e shumta, duke parë që në kampionate rezulton e suksesshme teknologja në futboll.

Së dyti, ekranet e VAR do të vendosen dhe në monitorët e stadiumit, kjo për faktin që edhe spektatorët të shohin vendimin e arbitrit në kohë reale duke qenë prezent në tribuna. Madje kjo gjë do të ndodhi në Serinë A, në sezonin që po vjen. Pra, aplikim do të nisë në kampionatet e vendeve europiane dhe më vonë do të aplikohet në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa ndryshimi më i madh pritet të vijë në vitin 2024, kur do të krijohet Euroliga Europiane. Kjo ligë nuk ka lidhje me Superligën që ka propozuar Juventusi dhe PSG. Bëhet fjalë për një ligë që nuk do të ketë më 8 grupe nga 4 skuadra, por do të jenë 4 grupe me nga 8 skuadra. Diçka e ngjashme me Euroligën e Basketbollit. Kjo do të bëhet dhe për “hatër” të FIFA-s, e cila do të mbrojë dhe të promovojë futbollin në vendet më të vogla.

Pra, nuk do të ketë më Ligë Kampionësh, por një Euroligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat