U zgjodhën anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s 

Futboll

U zgjodhën anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s 

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:24
U zgjodhën anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s 

Në Kongresin e UEFA-s që po mbahet në Romë ka përfunduar edhe procesi i votimit për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka arritur të fitojë në këtë proces, duke u bërë anëtar i KE të UEFA-s. Kësisoj, futbolli shqiptar për herë të parë do të përfaqësohet në institucionin qeverisës të UEFA-s, ku Duka do të ketë mandat katërvjeçar. Për shtatë vende në KE të UEFA-s ishin 8 kandidatë, pasi një kandidat u tërhoq një ditë para Kongresit. Kësisoj, pas numërimit të votave të fshehta renditja për anëtarë të KE të UEFA-s u zgjodhën: Shandor Csanai (Hungari), Luis Rubiales (Spanjë), Davor Shuker (Kroaci), Fernando Gomes (Portugali), Jesper Mëller Kristensen (Danimarkë), Armand Duka (Shqipëri) dhe Andri Pavelko (Ukrainë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat