Shkupi do të kryej stërvitjet në terrenet ndihmëse të FFM-së

Futboll

Shkupi do të kryej stërvitjet në terrenet ndihmëse të FFM-së

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 16:10
Shkupi do të kryej stërvitjet në terrenet ndihmëse të FFM-së

Edhe pas kthimit nga Antalia, ku skuadra e futbollit Shkupit zhvilloi fazën kryesore të përgatitjeve, shiu si duket është bërë pjesë e pandashme e ekipit, që e kishte përcjellë në kohën më të gjatë të përgaitijeve. Pas dy ditëve pushim që trajneri Umit Karan u kishte dhënë futbollistëve, ekipi i është kthyer obligimeve, duke zhvilluar seancën e parë stërvitore, por duke mos ngarkuar shumë fizikun, pasi që kishte vrapime të lehta.

Ekipi nga dita e sotme do të kryej stërvitjet në terrenet ndihmëse të FFM-s, për të shrytëzuar në maksimum kushtet që ofrojnë fushat e këtij kompleksi sportiv

Të përkujtojmë se sezoni pranveror fillon me 17 shkurt, ndërsa ekpi bardhekaltër ndeshjen e parë e luan në Kratovë kundër Sileksit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat