Bayern transferon lojtarin premtues

Futboll

Bayern transferon lojtarin premtues

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 19:03
Bayern transferon lojtarin premtues

Bayern Munihu ka bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt të ardhmes, duke transferuar një lojtar me potencial të madh.

Bavarezët kanë kompletuar transferimin e 19-vjeçarit, Jann-Fiete Arp, i cili kalon në “Allianz Arena” nga Hamburgu. Mirëpo, atë mund të mos e shohim në fanellën e gjigantit gjerman, deri më 1 korrik të vitit të ardhshëm.

Sulmuesi, 19-vjeçar, e ka opsionin e kalimit te Bayerni në verën e vitit 2019, mirëpo, mund të qëndrojë te Hamburgu deri në sezonin 2020/21.

“Ai është talent i madh, lojtar i madh,” tha drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamixhiq.

“Bild” raportoi se Bayerni ka paguar 2.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e Arp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat