Një pagë prej rreth 700 mijë euro në sezon

Futboll

Një pagë prej rreth 700 mijë euro në sezon

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 10:12
Nicolo Zaniolo

Nicolo Zaniolo, pa frikë është befasia më e madhe e këtij sezoni në Serie A. Lojtari i datëlindjes 1999 ka gdhendur një rol udhëheqësi te Roma, me gola, asiste dhe paraqitje për ta ruajtur nga syri i keq një djalë kaq të ri.

I gjithë respekti i duhur edhe për Interin, që e lejoi të shkojë në kryeqytet atë, verën e vitit të kaluar, si pjesë e operacionit “Nainggolan”. Tani, Roma e ka fituar atë, por natyrisht do të duhet të mbrohet nga sulmet që do të vijnë nga jashtë. Kështu, sipas ”Tuttosport”, mësymja e Juventusit është gati, me Paratici më të vendosur se kurrë.

Kontrata e tanishme e Zaniolo skadon në vitin 2023 dhe verdhekuqtë po punojnë për ta zgjatur atë edhe një vit tjetër, veçanërisht për të rregulluar një pagë prej rreth 700 mijë euro në sezon, që tani duket shumë e vogël për një talent të tillë. Megjithatë, firma nuk do të vijë para pranverës. Në këtë periudhë, Juventusi do të përpiqet të bëjë gjithçka që është e mundur për të joshur djaloshin dhe për ta bindur klubin kryeqytetas. 

Po si mund të bindet Roma? Juventusi është i gatshëm të vendosë 40 milionë euro në tavolinë. Zaniolo ka vetëm 13 paraqitje në Serie A, por nuk ka më dyshime për të ardhmen që e pret ish-lojtarin e Interit.

“Zonja e Vjetër” dëshiron të përsërissë në mënyrë identike operacionin që solli Bernardeschi nga Firence në Torino. Ofensiva bardhezi ka filluar, tani është në dorën e Romëve për të rezistuar dhe “burgosur” Nicolò Zaniolo, sepse një transferim i mundshëm i talentit te Juventusi me siguri nuk do të shihet mirë nga tifozët verdhekuq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat