Rrahmani ia përmend Kosovën, serbit i mbeti hatri!

Futboll

Rrahmani ia përmend Kosovën, serbit i mbeti hatri!

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 10:59
Rrahmani ia përmend Kosovën, serbit i mbeti hatri!

Amir Rrahmani e ngacmoi: Serbi vendos rend në zheshtoren e Dinamos së Zagrebit: Mos ma prek Kosovën! Tani e bëre, kurrë më!

Serbi i parë që luan për Dinamon e Zagrebit pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Komnen Andriq, menjëherë ka vënë rend në dhomën e zhveshjes së klubit kroat.

Andriq ka bërë të qartë se askujt nuk do t’i tolerojë ta thërrasë në bazë etnike.

Andriq në intervistë për “Alo” zbuloi se bashkëlojtari nga Dinamo, Amir Rrahmani, futbollist i lindur në Prishtinë, me rastin e hyrjes së tij në zhveshtore i ka folur për Kosovën

Futbollisti serb nuk i ka mbetur borxh.

 "Këtë e bëre tani, mos të ndodhë më kurrë. Mund të bëjmë shaka, të jemi miq, megjithatë Kosovën mos ma prek”,  e ka porositur  Andriq.

Andriq zbuloi se Rrahmani e kuptoi se kishte gabuar dhe tani kanë raporte të shkëlqyeshme.

"E kuptoj se e teproj. Sot jemi miq shumë të mirë. Taman puna të ketë gjak të prishur, megjithatë askujt nuk do t‘i lejojë që ta kalojë kufirin . Sikur unë që nuk e teprojë”, deklaroi Andriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat