Tërhoqi flamurin në Serbi-Shqipëri, lojtari serb: Po të ndodhte sërish, do të...

Futboll

Tërhoqi flamurin në Serbi-Shqipëri, lojtari serb: Po të ndodhte sërish, do të...

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 12:09
Stefan Mitroviq

Kapitenët e skuadrave të Ligue 1 besojnë se "France Football", me vizionin e saj po luan një rol të veçantë për futbollin në këtë vend. I ftuari i tretë i FF, pas Vitorino Hilton (Montpellier) dhe Angthony Briançon (Nemes), është mbrojtësi qendror i Strasburgut, Stefan Mitroviq. 

Lojtari serb është caktuar kapiten nga trajneri i tij, Thierry Laurey, pas arritjes në këtë klub: "Unë mendoj se trajneri, menjëherë më pa si një udhëheqës, apo një shembull për grupin. Jam një futbollist me shumë përvojë. Për mua, kapiteni nuk është një lojtar, i cili domosdoshmërisht ka qëndruar në të njëjtin klub për një kohë të gjatë. Ai duhet të jetë lider, shembull për lojtarët e rinj dhe i respektuar nga të gjithë". 

Gjithashtu, mbrojtësi serb ka pasur një të kaluar të dhimbshme (bombardimet në Serbi) dhe ka luajtur një ndeshje ultra elektrizuese me kombëtaren e tij kundër Shqipërisë, gjatë së cilës rrëmbeu një flamurin shqiptar. Për këtë rast, Mitrovic ka nënvizuar: "Gjithkush më flet për këtë... I kam respektuar të gjithë. Nuk ishte më futboll, kur u ngrit droni me flamurin shqiptar, por politikë. 

Gjithçka që dëshiroja ishte të vazhdonte ndeshja. Unë nuk mendova për ndonjë gjë tjetër në atë moment, kur kapa flamurin dhe e ula përtokë. Më pas, të gjithë ishin kundër meje, ndërkohë që nuk kishte asgjë tjetër në gjestin tim, aq më keq për të ndërprerë ndeshjen. Nëse kjo do të ndodhte përsëri, do të bëja të njëjtën gjë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat