Suso: E kemi obligim kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Futboll

Suso: E kemi obligim kualifikimin në Ligën e Kampionëve

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:20
Suso

Ylli i Milanit ka dhënë një intervistë për mediat italiane.

Këto vitet e fundit ka qenë ndoshta lojtari më i rëndësishëm për Milanin, dhe ndër të paktët lojtarë të Milanit që kanë pasur oferta të rëndësishme nëpër Evropë.

Megjithatë, spanjolli Suso tashmë nuk ka ndërmend të largohet dhe synimi i tij është kthimi në Ligën e Kampionëve me Rossonerët, siç deklaron sulmuesi duke folur për mediat në Itali.

“Milani duhet të luajë në Ligën e Kampionëve, nuk është një ëndërr, është një objektiv i detyruar për ne”, ka deklaruar Suso.

“Historia e thotë qartë, kjo skuadër duhet të luajë në elitën e futbollit evropian. Jemi në një moment të mirë, edhe pse kemi pasur shumë dëmtime, çka na ka vendosur në vështirësi të mëdha”. “Gattusso është shumë i rëndësishëm për këtë ekip, më ka dhënë dhe i kam dhënë shumë”. “Ka bërë një punë të shkëlqyer në një situatë aspak të këndshme, tre ndërrime pronësish në tre vite i heqin stabilitetin klubit dhe ekipit”, shprehet Suso për Sky Sport Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat