Messi më i paguari, mbetet shumë prapa Ronaldo

Futboll

Messi më i paguari, mbetet shumë prapa Ronaldo

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 14:34
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

Ylli argjentinas është në majën e futbollistëve që paguhen më shumë në futboll.

Në renditjen e futbollistëve më të paguar të planetit nuk ka shumë befasi, por askush nuk priste që mes dy lojtarëve që kanë diskutuar çdo trofe në dekadën e fundit, njëri të dublonte tjetrin në terma financiarë.

Lionel Messi është i vetëm në majën e klasifikimit të sportit më popullor në botë, por bie në sy se argjentinasi fiton thuajse dyfishin e Cristiano Ronaldos.

Futbollisti i Barcelonës paguhet 8.3 milionë euro në muaj, një shifër e çmendur që reduktohet nga taksat, por që mbetet gjithsesi mbresëlënëse.

Në vendin e dytë, në listën e stiluar nga e përditshmja franceze L’Equipe është portugezi i Juventusit. Cristiano Ronaldo ndalet në 4.6 milionë euro në muaj, gjithmonë pa llogaritur taksat e shtetit italian.

Vendi i tretë i takon kampionit të botës me Francën, Antoine Griezmann. Sulmuesi i Atletico Madridit, që në këtë sezon nuk është në lartësinë që prisnin tifozët, paguhet 3.3 milionë euro në muaj, shumë e cila reduktohet nga tatimet spanjolle.

Griezmann lë jashtë podiumit brazilianin e Paris Saint-Germain, Neymar, i cili tani radhitet i katërti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat