Presidenti i Nantesit merr vendimin prekës për Salan

Futboll

Presidenti i Nantesit merr vendimin prekës për Salan

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 14:43
Presidenti i Nantesit merr vendimin prekës për Salan

Kur e gjithë bota është duke folur për vdekjen e Emiliano Salas, pas asaj fatkeqësie ajërore, dy presidentët e Kardifit dhe të Nantesit, janë duke mbyllur “pazaret”.

Pak ditë para se të rrëzohej avioni që transportonte lojtarin drejt Anglisë, Kardifi dhe Nantesi kishin rënë dakord për transferimin e argjentinasit për shumën e 17 milionë eurove. Por deri më tani skuadra britanike nuk ka dhënë asnjë këst të kësaj shume.

Presidenti i Kardifit, Mehmed Dalman ka thënë këto ditë: “E vetmja gjë që kam për të thënë sepse është një situatë delikate, është se ne ende nuk kemi dhënë këstin e parë. Të jem i sinqertë nuk dua të them asgjë tjetër në këto momente. Duhet të tregojmë respekt për familjen e tij. Ne do të pagujmë atëherë kur të jetë momenti i duhur. Nuk mendojn se nga ne keni dëgjuar fjalë se ne nuk do të paguajmë.”

Ndërkohë nga ana tjetër presidenti i francezëve Uldermar Kita ka vendosur që të tërheqe fanellën me numrin 9. Ky numër mbahej nga sulmuesi argjentinas dhe në shenjë respekti numri nuk do të vishet nga askush këtej e në vazhdim. Një vendim që ka prekur jo pak familjen e lojtarit dhe njerëzit e sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat