Interi sprovohet nga Parma

Futboll

Interi sprovohet nga Parma

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 16:31
Interi sprovohet nga Parma

Interi luan në konak të Parmës për javën e 23-të të Serie A, një udhëtim i vështirë që e gjen skuadrën zikaltër në një moment kritik. Trajneri Luciano Spalletti theksoi se për këtë ndeshjes (nesër, 20.30) nuk do të ketë në dispozicion Keita Balde, i cili do të kthehet javën e ardhshme nga lëndimi, po ashtu jashtë do të mbetet edhe Borja Valero. Çfarë ekipi është Parma? “Ata i projektojnë taktikat e tyre bazuar në karakteristikat e grupit të lojtarëve. Klubi është treguar i zgjuar në zgjedhjen e lojtarëve, tashmë i vetëdijshëm për realitetin e futbollit italian. Dhe kjo ka krijuar përshtypjen se Parma është në gjendje të luajë me dinjitet kundër të gjithëve”, ka thënë Spalletti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat