Milani nxjerr në shitje Kessien - Bota Sot
Milani nxjerr në shitje Kessien

Futboll

Milani nxjerr në shitje Kessien

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:16
Milani nxjerr në shitje Kessien

Milan po mendon të gjejë formulën për të blerë përfundimisht nga Chelsea kartonin e Tiemoue Bakayoko, i cili është kthyer në lojtarin më solid në mesfushën e kuqezinjve. Drejtuesit e Milanit preferojnë të blejnë lojtarin e Chelseas para lojtarit nga Bregu Fildishtë. “Corriere delle Sport” ka bërë me dije se në Milan po përgatiten ta blejnë përfundimisht 24-vjeçarin nga Chelsea, por afrimi i Paqueta dhe Piatek nuk ua jep luksin të shpenzojnë edhe 40 milionë euro të tjera në verë (shifër që Milani ka të drejtë ta blejë nga “Kaltrit” e Londrës). Për këtë,   Kessie do të dalë në afatin kalimtar dhe do të tentohet të sigurohen sa më shumë ta ardhura nga shitja e tij. Për të zëvendësuar atë do të afrohet Hector Herrera, mesfushori i Portos që i skadon kontrata në fund të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...