Chelsea rrezikon të humbasë yllin e ekipit për faj të Sarri-t

Futboll

Chelsea rrezikon të humbasë yllin e ekipit për faj të Sarri-t

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:33
Sarri

Chelsea po kalon një sezon me shumë ulje-ngritje. Përveç kritikave për lojën e Sarri-t dhe misterit që rrethon të ardhmen e Eden Hazard, tani është krijuar edhe një çështje N'Golo Kante. 

Mesfushori francez, gjithmonë mes më të mirëve në fushë kur aktivizohet, duket se po kalon një situatë të komplikuar me trajnerin italian. Sipas "The Sun", mbrapa zërave për një transferim të mundshëm të tijin te Paris Saint-Germain qëndron pikërisht marrëdhënia jo e mirë me teknikun. 

Problemi kryesor, sipas të përditshmes angleze, është pozicioni i Kante, i cili nuk aktivizohet para mbrojtjes, siç do të donte, por pak më i avancuar. Pavarësisht se dy asistet e dhëna për Higuain në ndeshjen e fundit i kanë dhënë të drejtë Sarri-t, francezi nuk e pëlqen rolin e ri dhe kjo situatë mund të shtojë zërat e merkatos rreth tij. 

PSG është interesuar gjatë janarit për të dhe në verë mund të hidhet në sulm për kampionin e botës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat