Simeone ka një mesazh për Real Madridin

Futboll

Simeone ka një mesazh për Real Madridin

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 22:28
Diego Pablo Simeone

Nesër do të luhet ndeshja Atletico-Real Madrid dhe në Spanjë ka filluar të ndihet  atmosfera e derbit.

Në konferencën tradicionale për shtyp, trajneri i “Colchoneros”, Diego Pablo Simeone, është dukur gati dhe shumë i motivuar para ndeshjes, duke i dhënë një mesazh të qartë rivalëve.

“Solarin e njoh prej shumë kohësh, e kam stërvitur te San Lorenzo. Jemi takuar shpesh, ka treguar se mund të qëndrojë në krye të Real Madrid”, ka thënë Simeone.

Në lidhje me mungesën e Ronaldos, tashmë tek Juventus për më shumë se gjysmë sezoni: “Lamtumira e Cristianos është më shumë një problem për trajnerin e Realit ose presidentin, jo për kundërshtarët. Ne duam të fitojmë pavarësisht se nga kush luan”.

Një koment edhe për ish-yllin e Atletico-s, Courtois: “Është një portier i madh, i cili ka bërë shumë mirë me ne dhe po kalon një moment shumë të mirë forme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat