Manchester United ka filluar kërkimet për një lojtar të repartit të mesfushës.
‘Djajtë e kuq’ kanë filluar të shqyrtojnë transferimin e yllit të Olympique Lyon, Ndombele.
Manchester United kanë biseduar me përfaqësuesit e Tanguy Ndombele rreth mundësisë së kalimit në ‘Old Trafford’ verën e ardhshme, shkruan ‘Le10Sport’.
Gjithsesi, ‘djajtë e kuq’ do të duhet të përballen në garë me Manchester City dhe Juventusin për nënshkrimin e mesfushorit.
Ndombele thuhet se vlerësohet me shumë e 80 milionë eurove, nga presidenti i Lyon, Jean Michel Aulas.