Hamsik po largohet nga Napoli, kryen testet mjekësore

Futboll

Hamsik po largohet nga Napoli, kryen testet mjekësore

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 23:49
Marek Hamsik

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik, ka vendosur përfundimisht që të largohet nga Serie A.

Hamsik i është nënshtruar testeve mjekësore në Madrid, para kalimit të tij në Superligën e Kinës, shkruan ‘Calciomercato’.

Reprezentuesi sllovak do të kalojë tek skuadra e Dalian Yifang, të cilët i kanë ofruar një shumë të majme të hollash.

Napoli ka bllokuar fillimisht largimin e lojtarit, sepse një problem është paraqitur mes dy skuadrave, pasi që skuadra kineze nuk ka respektuar disa prej marrëveshjeve që janë arritur.

Gjithsesi, agjenti i Hamsik ka arritur që të finalizojë gjithçka, dhe tani lojtari është vetëm një hap larg kalimit në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat