Dybala nuk do të largohet, ja kush po e ndalon shitjen e tij

Futboll

Dybala nuk do të largohet, ja kush po e ndalon shitjen e tij

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 00:05
Paulo Dibala

Paulo Dibala braktisi pankinën në ndeshjen e zhvilluar mes Juventusit dhe Parmës, ku menjëherë lindën edhe hipotezat për një largim të mundshëm të yllit argjentinas nga bardhezinjtë, e madje duke i gjetur edhe skuadrën ku do të shkonte.

Pavarësisht sqarimit me trajnerin Alegri, të gjithë e afruan Dibalën me Realin e Madridit, ndërsa zv. presidenti i Juventusit, Pavël Nedved sqaron edhe një herë situatën duke theksuar se:

“Dibala është duke bërë shumë mirë. Gëzon besimin e trajnerit dhe të gjithë ambientit bardhezi, ndaj nuk ka asnjë arsye që të largohet.

Është e vërtetë që nuk po shënon shumë kohët e fundit, por po luan shumë më mirë dhe ky është një fakt që na pëlqen”, – tha Pavël Nedved, lidhur me të ardhmen e Dibalës duke hedhur një herë e mirë poshtë të gjitha zërat për një largim të argjentinasit nga Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat